TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në rrugën “Muharrem Agolli” në qytetin e Fierit protestuan rreth 100 biznese dhe me dhjetëra të tjera në pjesë të tjera të qytetit.
Tregtarët shprehen se nuk i përballojnë dot taksat dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje ata do hyjnë në grevë urie. Një tregtare thotë se ata nuk kanë bukë të hanë dhe t’u çojnë fëmijëve, ndërsa pushtetarët mbushin xhepat me taksat e tyre.
“Unë e blej mallin 10 dhe e shes 12. Atë që unë e fitoj ai thotë unë e dua. Ai thotë është rritur ekonomia, çfarë ekonomie është rritur? Ekonomia është rritur për pushtetarët se mbushin xhepat me taksat tona. Ushtë rritur, uji, energjia, xhepat tona janë bosh. Nuk kemi çfarë t’u çojmë kalamajve në shtëpi”- thotë një tregtare.