AKTUALITET, 10 Prill 2018, 15:37

Protesta e biznesit të vogël, Rama: Tallje e opozitës, TVSH-ja do kontrollojë biznesin e madh

Protesta e biznesit të vogël, Rama: Tallje e opozitës, TVSH-ja do

Pas protestës së ditës së sotme të biznesit të vogël kundër TVSH, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se mbyllja e qepenave të biznesit është një tallje e politikanëve të opozitës, që sipas tij janë pa atdhe.

Sipas tij, biznesi i vogël është i përjashtuar  nga taksa dhe se gjatë qeverisjes së PS taksat janë ulur, për sa i për ketë TVSH, kryeministri thotë së ajo nuk dëmton biznesin e vogël, por kontrollon biznesin e madh.

Postimi i plotë

Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe! Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH! Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve.