AKTUALITET, 4 Mars 2020, 12:36

Helmimi i nxënësve në Fier, prindi: Është hera e dytë, shteti të merret seriozisht, një maskara…

Helmimi i nxënësve në Fier, prindi: Është hera e


Një prej prindërve të nxënësve të helmuar sot në gjimnazin “Janaq Kilica” foli për “News 24” për ngjarjen e pazakontë, që ndodhi sot që ngriti alarmin në Fier.

Ai tha se vajza e tij ndodhet në spital dhe se kjo është hera e dytë që i ndodh brenda pak ditësh duke i kërkuar shtetit të merret seriozisht.

“Më mori në telefon çupa, më tha jam sëmurë. Është në vitin e dytë. Ka pasur çrregullime, është hera e dytë. Edhe herës tjetër, hodhën diçka atje por se di njeri.

Edhe këtë rast, s’di gjë njeri. Ne si prindër nuk dimë gjë. Është hera e dytë, shteti duhet të merret seriozisht me këtë, të merret një maskara me këta fëmijë…”, tha prindi në lidhje telefonike.