TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas raportit nga Organizata Freedom House e cila thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhazi përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile dhe Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.
Në një postim në Facebook, Basha e lidh raportin e Freedom House me qeverisjen aktuale, e thotë: “Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim”.
POSTIMI I PLOTË
Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.
Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti.
Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira
