TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta e akuzon maxhorancën jo vetëm për grusht shteti por edhe si projektuese të shpopullimit të Shqipërisë. Kreu i Shtetit deklaron se e ardhmja e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë e studentët.
Meta shkruan se 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj janë larguar nga vendi vitet e fundit teksa publikon dhe fjalën e studentes së drejtësisë në manifestimin e 2 marsit.
MESAZHI
E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke e falënderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! ??
NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME! ??
#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??