AKTUALITET, 4 Mars 2020, 11:24

VIDEO/ Me kapele dhe syze të errëta, i riu mashtron me lekë fallco biznesin te “Rruga e Kavajës”

VIDEO/ Me kapele dhe syze të errëta, i riu mashtron me lekë


Rastet e mashtrimit janë bërë diçka e zakonshme në Shqipëri. Kemi dëgjuar plot histori të këtij akti të shëmtuar, por ata që më së shumti bien pre janë bizneset.

Në të shumtën e ngjarjeve fajtori nuk gjendet kurrë dhe kjo vepër penale mbetet e pandëshkuar edhe në rastet kur denoncuesi ka pamje filmike të personit.

E një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një biznes në Tiranë i cili është denoncuar nga JOQ Albania.

Pronari i një biznesi në rrugën e Kavajës në Tiranë ka denoncuar me pamje një person, i cili e ka mashtruar me lekë fallco. Pronari shprehet se personi në video ka përdorur 5000 lekë fallco, pasi ka blerë diçka në dyqanin e tij.

Ai i bën thirrje çdo biznesi tjetër apo edhe personave të rastësishëm te kenë kujdes nga i riu “mashtrues”.

“Pershendetje, ky person sot ka blere diçka tek biznesi im me 5000 lek fallco. Ju bej thirrje njerzeve te kene kujdes. Ne rrugen e Kavajes”, shkruan denoncuesi.