TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i PD dhe i opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama është pengesa kryesore për zgjedhje me standarde demokratike.
Burime bëjnë me dije se Bylykbashi bashkë me tre përfaqësues të tjerë të grupit të punës për këtë tryezë, po merr pjesë në një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britaninë së Madhe, Zvicrës, SHBA, OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.
“Zgjedhjet kane arritur nivelet më të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standardeve të OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standardeve baze: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës.
Produkt i këtyre standardeve te dhunuara është parlamenti i dale nga votat e blera dhe te dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri ne te gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist.
Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve te përfaqësimit demokratik me vote, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.
Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulim te zgjedhjeve nga gjykata kushtetuese dhe sistemi gjyqësor.
Por ne Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lire nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës por e demokracisë përmes zgjedhjeve.”, -u shpreh Bylykbashi.