TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pari lider politik që kundërshtoi idenë e shkëmbimit të territoreve në Kosovë. Qëndrimi i Bashës mbajtur më 20 korrik në takimin me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç, u përcoll edhe nga “BalkanWeb”.
Sot kur idetë për shkëmbime territoresh janë kthyer në temë dite, vjen natyrshëm në vëmendje kundërshtimi që kryedemokrati Basha i bën kësaj ideje, edhe pse mediatikisht nuk kishte një artikulim masiv.
Në njoftimin për shtyp të PD theksohet se në takimin me presidenten e Kroacisë, Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh, të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.
Tashmë kjo çështje që ka përfshirë politikanë e analistë nga e mbarë bota, ka qenë më herët në vëmendjen e kryetarit të opozitës, i cili e konsideron të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe jo vetëm, idenë e shkëmbimit të territoreve.
Gjatë bisedës me presidenten kroate gati një muaj më parë, mes të tjerash lideri i opozitës e cilësoi një zhvillim shumë pozitiv marrjen e ftesës për anëtarësim nga Maqedonia, dhe shprehu mbështetjen për përfundimin me sukses të marrëveshjes për çështjen e emrit dhe anëtarësimin e saj të plotë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme në NATO, si kontribut i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon.