AKTUALITET, 29 Shtator 2021, 22:08

“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!!”, Evi Kokalari reagon pas kërcënimit të PD me padi për shpifje

“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!!”, Evi Kokalari reagon pas


Evi Kokalari ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së, ku thuhet se do e padisë për shpifje.

Kokalari deklaroi në Durrës, se Basha e ka shkëmbyer Berishën, me "dosjen ruse".

Kokalari tha se do të shkojë në SHBA dhe do të punojë me Kongresin për të kuptuar se përse u mbyll dosja e Bashës.

"Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!!

Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtësisht me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj Lulzim Bashës për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?. Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës, dhe unë jam bijë e saj”-shkruan Kokalari.

Akuzat e plota të Kokalarit mund ti ndiqni duke klikuar  këtu