TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nuk gjykoj se është vendim që i ka bërë mirë PD-së,” – tha Bylykbashi, – “Mekanizmi një anëtar një votë i kryetarit nuk mund të jetë vrasës i të drejtës së votës së anëtarëve”
“Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi që të gjithë së bashku, kryetari dhe çdo anëtarë që të bashkohemi te i vetmi element që na bën bashkë, përveç statutit. Kutia e votimit nuk i përçan kurrë njerëzit, aty vlen pastaj rregulli i demokracisë, mazhoranca fiton” – theksoi ai më tej. Gjatë ditës së sotme, Bylykbashi u pa të ishte prezent në aktivitetin e mbajtur nga Berisha në Durrës, në kuadër të nismës së tij të quajtur “Foltorja”. Bylykbashi tha se ishte aty si deputet i Durrësit dhe kishte parë shumë aktivistë dhe anëtarë të PD-së që ishin rikthyer. Duke e konsideruar aktivitet me shumë energji, Bylykbashi tha se e ndoqi aktivitetin për të parë opsionet që ka PD-ja. “Unë nuk jam analist, jam deputet i zgjedhur i Durrësit, isha aty edhe për të dëgjuar çfarë opsionesh ka që PD të dalë më e madhe, më e fortë, ku të gjithë ne të jemi bashkë, më pas i takon anëtarësisë të vendosë se çfarë do të bëhet,” – u shpreh deputeti demokrat. “Uroj të mos kemi artifica jo-statutore që ta pengojë këtë energji,” – vijoi Bylykbashi duke nënkuptuar deklaratën e Bashës, i cili qe shprehur kategorik se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Lexo edhe: https://www.tpz.al/2021/09/29/ne-krah-te-berishes-ne-durres-a-i-hoqi-basha-zgjedhoren-bylykbashit/