TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evi Kokalari ka qenë sërish e pranishme krah Sali Berishës, në një takim me demokratët e Durrësit.
Kokalari tha se nuk ka ambicie të jetë kryetare e Partisë Demokratike, sepse partia ka kryetar dhe ai është Sali Berisha.
"Kam patur shumë sulme, por edhe pyetje që a mund të jem unë kryetare e Partisë Demokratike. Më besoni, u desh shumë punë që të më sillnin mua nga SHBA. Unë nuk kam nevojë të jem kryetare e Partisë Demokratike, sepse ne e kemi kryetarin dhe ai është Sali Berisha".
Kokalari foli edhe për çështjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, e njohur ndryshe si "dosja ruse", e cila sipas saj, është dosja me të cilën është shantazhuar Basha dhe për këtë, ka përjashtuar Berishën.
"Basha nuk mundi të shpëtojë veten dhe i hapi gropën vetes, sepse asnjë nga ne nuk ka për ta braktisur çështjen e zotit Berisha", tha Kokalari.
[gallery ids="573240,573248,573272,573250,573249,573260,573241,573245"]