TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy parrulla me mesazh politik janë bërë shkak që Federata Shqiptare e Futbollit të fillojë me vonesë ndeshja Flamurtari-Luftëtari.
Parrullat “Hashim Thaçi, Vlora është me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë” u bënë shkak që Federata Shqiptare e Futbollit të mos lejonte fillimin e ndeshjes deri në heqjen e tyre.
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, deklaroi se nuk donte t’i hiqte parullat pasi i kishin vendosur tifozët, madje ai ishte dakort që të mbyllej ndeshja. Megjithatë në fund dy mesazhet janë hequr dhe ndeshja ka nisur.
Meshazet kanë lidhje me akuzat e fundit të ardhura nga Haga ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
