AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 13:27

Hashim Thaçi do të dalë para gjykatës së Hagës më 9 nëntor

Hashim Thaçi do të dalë para gjykatës së Hagës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë për herë të parë para Gjykatës më 9 nëntor pas konfirmimit të aktakuzës.

Seanca e parë për Presidentin e dorëhequr të Kosovës do të jetë pas tre ditësh teksa ai rikthehet në Hagë tashmë si i akuzuar.

Më parë ai kishte shkuar në Hagë për t’u marrë në pyetje ose për të dëshmuar teksa Gjykata Speciale ka caktuar edhe orën.

Përfundimisht Thaçi për herë të parë del para Gjykatës Speciale të hënën më 15:00 si i akuzuar për krime lufte si ish-drejtues i UÇK.