AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 13:20

Ligji i ri për Presidentin, Meta reagon ashpër: Ky parlament jokushtetues, me tradhtarë dhe mercenarë!

Ligji i ri për Presidentin, Meta reagon ashpër: Ky parlament


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot mbi draftin e mazhorancës për ligjin e ri të Presidentit. Meta tha se nuk ka asnjë interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste.

"Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij te menjëhershme.

Një parlament ku një pjesë e mire janë edhe tradhtarë dhe mercenare, - tha Presidenti. - Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë.

Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit.

Ky do te jetë një referendum shume i qartë pasi mbi 95% e shqiptareve do të votojnë për Shqipërinë në Evropë”, tha Meta.