AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 12:09

Biden përmbys rezultatin përballë Trump edhe në Georgia, një hap më pranë fitores

Biden përmbys rezultatin përballë Trump edhe në Georgia,


Joe Biden është një hap më afër fitores përballë Donald Trump.

Demokrati ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia dhe tashmë ka kaluar vetë në epërsi.

Raportohet se Joe Biden në Georgia tashmë ka 2.449.371 vota, ndërsa Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak. Deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, duke vënë në epërsi Biden.

Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe një fitore e Bidenit në këtë shtet do t’ia blindonte demokratit fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.

Edhe në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, me rreth 12 mijë vota.

Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërkohë që ai do të inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.