AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 12:37

Steve Bannon përjashtohet nga Twitter, bëri thirrje t'i pritet koka doktorit Fauci

Steve Bannon përjashtohet nga Twitter, bëri thirrje t'i pritet


Ish strategu i Presidentit Donald Trump, Steve Bannon, është përjashtuar pëgjithmonë nga rrjeti social Twitter, pas një postimi sadist, ku sugjeronte se do të kishte dëshirë t'i pritej koka virologut Anthony Fauci dhe drejtorit të FBI-së Christopher Wray.

Doktori Anthony Fauci ndodhet aktulisht i mbrojtur nga forca shtesë të shtetit, pas kërcënimeve që ka marrë.

Bannon e konsideroi Trumpin, një "njeri me zemër të madhe" i cili "do të ishte kundër këtij veprimi", por vetë vijoi të promovonte dhunën.

Zgjedhjet në SHBA janë zhvilluar në një klimë mjaft të polarizuar. Ende vijon numërimi i votave, por duket se Joe Biden është më pranë fitores dhe pritet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.

Donald Trump, ka vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve, duke deklaruar se ato "po vidhen" dhe se "sistemi është i korruptuar". Stafi i tij ka paralajmëruar padi në gjykata, për të kontestuar procesin e numërimit dhe një sërë çështjesh të tjera.

/TPZ.al/