AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 10:39

“Përse gënjen Erjon Veliaj?” Jorida Tabaku: Shkolla "Sami Frashëri” nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së

“Përse gënjen Erjon Veliaj?” Jorida Tabaku: Shkolla


Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, se po gënjen në lidhje me ndërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri”, me fondet e BE-së.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se kjo shkollë nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së dhe se Veliaj po gënjen.

“Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen.

Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen?

Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit. EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”- shkruan Tabaku krah videos.