AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 12:42

VIDEO/ Meta ia merr këngës me grupin polifonik në Amfiteatrin e Bylisit

VIDEO/ Meta ia merr këngës me grupin polifonik në Amfiteatrin e


Ilir Meta është ‘zhveshur’ për pak çaste nga kostumi i presidentit, ku ia ka marrë këngës labe. I ulur gati në gjunjë dhe pranë këngëtarëve, kreu i shtetit mban iso bashkë me ta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se ia morën këngës “Boria në Hekal ra”.

“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.

Malet tona më të larta! ??”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Amfiteatrin e Bylisit, ku vlerësoi disa personalitete të shquara të artit.