TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I gjithë globi është vazhdimisht nën lëkundjet sizmike në magnitudave të ndryshme.
TPZ.al sjell pesë tërmetet më të fuqishme në 110 vitet e fundit, kur edhe janë regjistruar ato, duke iu referuar enciklopedisë së Ëikipedias.
Tërmeti më i fuqishëm është ai 9.2 ballë, të shoqëruar edhe me cunami i regjistruar në Indonezi, në Oqeanin Indian, më 26 dhjetor 2004, e që solli vdekjen e 227,898 personave.
Më 11 mars 2011, Japonia (Tohuku) u godit nga një tërmet prej 9.1 ballësh, të shoqëruar edhe me cunami dhe që la 20,896 vetash.
Kili u godit nga një tërmet 8.8 ballësh, më 27 shkurt 2010, duke lënë 525 të vdekur.
Më 11 prill 2011, Indonezia u godit nga një tërmet 8.6 ballësh, duke lënë 10 të vdekur.
Më 28 mars 2005, Indonezia u godit nga një tërmet 8.6 ballësh, duke lënë 1.300 të vdekur.
Tërmeti që ka shkaktuar më shumë viktima është ai në Haiti, më 12 janar 2010, me 316,000 të vdekur.
/TPZ.al/