AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 14:33

Xhixho: Boll më me show, të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura nga tërmeti

Xhixho: Boll më me show, të shpallet gjendja e emergjencës

Nënkryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, akuzoi qeverine "Rama" se po vazhdon modelin e propagandës dhe jo atë të përkushtimit që presin qytetarët, pas t%rmetit që goditi vendin, kryesisht Durrësin dhe Tiranën.

"Boll më me show dhe mbledhje. Pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura?", shkruan Xhixho në një mesazh të sajin në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Xhixhos:

Termeti që shkundi Shqipërinë duhet të kishte shkundur qeverinë e cila gjendet në apati totale për të marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj.

Vazhdon modeli i propagandës dhe jo i përkushtimit që presin qytetarët, të cilët edhe kësaj here u gjendën vetëm në përballimin e situatës më të rëndë natyrore të këtyre 30-40 viteve.

Boll më me show dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence.

Pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura?

Po normal kur taksat tona shpenzohen për PPP dhe vjedhje galopante si mund të ketë buxhet për të përballuar fatkeqësitë natyrore ,për t’i shërbyer qytetarëve.