TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit për grabitjen e një dyqani në Vlorë, Policia është vënë në ndjekje të tre autorëve ku ka arritur të vërë në pranga njërin prej tyre. Mësohet se i grabitësi i kapur është një minoren, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të tjerë.
Sipas të dhënave të para, mësohet se dyqani i grabitur është me elektroshtëpiake, ndërsa mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin 12 telefona celular e më pas janë larguar.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:15, në lagjen “Pavarësia 2” pranë pallatit të Aleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparate telefonikë celularë.
Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.