AKTUALITET, 15 Mars 2019, 08:30

Kavajë, i riu plagos me armë gjahu 60 vjeçarin

Kavajë, i riu plagos me armë gjahu 60 vjeçarin

Ka degjeneruar në përdorimin e armës një konflikt mes dy personave.

Policia bën me dije se ka venë në pranga autorin e plagosjes me arme që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavajë, kur një 26 vjeçar qëlloi me armë gjahu një 60 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke. “Për shkak të një konflikti pronësie S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”- njofton policia.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.