TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar për antarët e rinj të Gjykatës Kushtetuse.
Ajo shprehet se kjo mazhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot.
Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri.
Kjo mazhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon këtë procedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo procedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshkitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike.
Neni 129
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.
Rezfuzimi i këtij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një Shqipëri europiane.