BALLKAN, 28 Korrik 2021, 14:57

Greqia sërish “në flakë”, zjarr në një zonë pyjore në Drosia

Greqia sërish “në flakë”, zjarr në një


Një tjetër zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në afërsi të fshatit Drosia të komunës së Erymanthos në Greqi.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në këtë zonë pyjore për të bërë të mundur neutrazilimin e flakëve.

Sipas departamentit të Zjarrfikësve aktualisht zjarri nuk është pranë zonave të banuara, por fshati Drosia u evakuua nga autoritetet si masë paraprake.

“Banorët e komunitetit të Drosia, u evakuuan për shkak të zjarrit . Kjo ishte një masë paraprake e cila u mor për të siguruar qytetarë të cilët u transferuan në komunitetin e Koumberi”, ka thënë kryetari i bashkisë së Erymanthos Theodoros Baris.

Ndërkohë 47 zjarrfikës me 16 automjete dhe dy grupe këmbësore, 5 avionë dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve.