BALLKAN, 18 Korrik 2021, 12:12

“Stuhi të forta dhe erë”/ Moti i keq mbërrin në Greqi pasditen e sotme, autoritetet paralajmërojnë: Ja kush janë zonat që do të preken më shumë

“Stuhi të forta dhe erë”/ Moti i keq mbërrin në


Moti i keq pritet të godasë Greqinë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Në një njoftim zyrtar autoritetet greke  u shprehën se pritet parashikim i  jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.

Në njoftimin e bërë zonat që do të preken më shumë janë Epiri, Maqedonia perëndimore dhe qendrore, Thesalia, Sporades, Sterea perëndimore dhe rajonet veriore të Stereas lindore dhe Evia.