TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anjeza Bellanica, një vajzë nga Kosova e cila ishte pjesë e udhëtarëve në autobusin që u aksidentua ditën e sotme në Kroaci, është zhdukur pa gjurmë. Djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica, ka deklaruar për mediat në Kosovë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e të resë, e cila nuk po gjendet as në spital.
“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza,”- ka thënë ai në RTK.
Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel. Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione.