TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes dhjetë viktimave që u shkaktuan në aksidentin tragjik në Kroaci, janë dhe nënë e bijë shqiptare të Kosovës. Mediat kroate shkruajnë se Nëna dhe vajza udhëtuan së bashku nga Gjermania në Kosovë, së bashku me 65 pasagjerë të tjerë që ishin në autobus. Vajza është mbi 18 vjeç dhe nëna e saj është mbi të 40-at.
Nënë e bijë janë nga komuna e Gjakovës dhe jeta ju pre në mes në aksidentin tragjik që u regjistrua paraditen e sotme.
Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.