TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 1382 raste të reja me Covid-19, 13 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 102 persona, njoftojnë autoritetet e shëndetit në vend.
Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 118,103 kurse ai i viktimave në 3194. Mosha mesatare e viktimave ishte 79 vjeç dhe 96.2% kishin një sëmundje shoqëruese.
Sa i përket, gjendjes në spitale, njoftohet se 579 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 167 (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës mbi 70 vjeç.