AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 17:26

Vetëvendosje Tiranë i propozon Kuvendit të Shqipërisë projekt-rezolutë mbi gjenocidin serb të kryer në Kosovë (Pikat)

Vetëvendosje Tiranë i propozon Kuvendit të Shqipërisë
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka dorëzuar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë dhe institucione tjera lidhur me gjenocidin e Serbisë të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. “Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Akademisë së Shkencave, Avokates së Popullit dhe partive politike në Shqipëri propozimin për projekt-rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, pasi besojmë se kjo është një çështje që i tejkalon dallimet partiake dhe për të cilën nevojitet unitet kombëtar. Kjo projekt-rezolutë vjen pas kërkesës zyrtare të depozituar në institucione në datën 12 nëntor 2020”, thuhet në njoftim të kësaj partie, dega në Shqipëri. Ndër pikat kryesore të kësaj projekt-rezolute janë: Caktimin e datës 15 Janar, ashtu siç ka vepruar edhe Kosova, si: “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ngritjen e një memoriali në Tiranë, si dhe protokollin përkatës shtetëror për aktivitetet e kësaj date në koordinim me autoritetet e Republikës së Kosovës. Ndryshime në Kodin Penal në lidhje me çështjen e gjenocidit, si dhe përshtatja e kurrikulave shkollore për edukimin e brezave që vinë. Ndërkombëtarizimin e çështjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, marrë parasysh faktin se Kosova ende nuk është anëtare në shumë prej tyre.

Projekt-rezoluta mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE - Qendra në Shqipëri on Tuesday, December 8, 2020