AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 16:58

“Të pres te liqeni të të rrah!”/ Gazetari Alfred Lela denoncon publikisht: Alfred Çako më shau dhe më kërcënoi në telefon

“Të pres te liqeni të të rrah!”/ Gazetari Alfred Lela

Gazetari i njohur, Alfred Lela, ka denoncuar publikisht se është ofenduar dhe kërcënuar nga Alfred Çako, gjatë një bisede telefonike, pasi konsipracionisti ishte ndjerë i fyer gjatë emisionit PolitikON.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, gazetari Lela shprehet me nota humori se edhe pse është nga Fushë-Kruja, e ka marrë seriozisht “kërcënimin” e Çakos, sa kohë që ai dinte shumë gjëra për jetën e tij personale.

“Më tha se nuk është poet dhe se më pret te liqeni ku kërkon të rrihet me mua (apo të më rrahë!”), shkruan Lela.

Postimi i plotë

Alfred Cako sapo me mori ne telefon me sharje e kercenime, me pretendimin se e kam fyer mbreme ne emisionin PolitikON. Me tha se nuk eshte Poet dhe se me pret te Liqeni ku kerkon te rrihet me mua (apo te me rrahe!!!).

Une fushkrujs jam (edhe pse qellon te merrem me shkrime ne vend te ekzekutimeve) , por u tremba se, thashe me vete: ky qe di kaq shume per gjera kaq te mistershme te shkences, kush e di se si mund te me qelloje me nje shikim.

Por gjuha, sjellja dhe anima e nje njeriu te ketille, qe del ne publik per te marre benefitet, por as i kupton dhe as i perfill, kostot e te qenit ne publik, me thote shume per faktin se si, asnje televizion dhe lexim, disa njerezve nuk ua tret nga fytyra dhe predispozita mungesen e 2 mije viteve qyteterim.

P.S. Covid-19 e paskam kaluar pa asnje shenje, tani me duhet te kaloj edhe Cako-20.