TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqërohet në Policinë e Shtetit, shtetasi Viktor Ymeri, i njohur me njofkën ‘Toni Xhihanes’. Ymeri është daja i Edison Harizajt, që njihej me nofkën ‘faqedjeguri, 33-vjeçari i njohur si mik i Emiljano Shullazit, që u ekzekutua në një atentat në Durrës, 7 nëntorin e kaluar bashkë me një mikun e tij.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Gazmend Brakës në Vlorë, njohur si Gaxhai. Braka është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa për Ymerin, i akuzuar për 2 vrasje të kryera në vitin 1999 në Durrës, vitin që shkoi dënimi iu ndryshua nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.
Viktor Ymeri u lirua me kusht nga gjykata e Elbasanit në vitin 2019, ndërsa dyshohet të ketë lidhje me një atentat të kryer në Durrës. Policia dhe SPAK pritet të kenë reagim në orët në vijim.