AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 16:05

COVID-19 “godet” sërish bluzat e bardha, katër mjekë në Itali humbin jetën

COVID-19 “godet” sërish bluzat e bardha, katër mjekë

Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese. Numri i rasteve të reja si edhe i viktimave nuk ka shënuar ulje.

Autoritetet në Itali i bëjnë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të shmangin grumbullimet sidomos gjatë festave.

COVID-19 godet sërish bluzat e bardha, katër mjekë të tjerë kanë humbur jetën. Që nga muaji mars nga personeli shëndetësor janë shënuar 237 viktima.

Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë shprehet se situata mbetet ende serioze.

Ndërkohë Thomas Cueni, drejtor i Federatës Ndërkombëtare të Kompanive dhe Shoqatave Farmaceutike gjatë në komunikimi për mediat tha se mjekët shpresojnë që në verën e vitit 2021 të shohin imunitetin e tufës.