SPORT, 26 Qershor 2021, 21:20

Granit Xhaka drejt Romës, Arsenali tenton ta zëvendësojë me një kampion

Granit Xhaka drejt Romës, Arsenali tenton ta zëvendësojë me

Granit Xhaka është shumë pranë kalimit te Roma. Kapiteni i Zvicrës do të lërë Arsenalin dhe klubi nga Londra duhet të gjejë një zëvendësues.

Marca raporton se Arsenali e ka piketuar atë dhe është një lojtar që po spikat në EURO 2020 me Portugalinë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Renato Sanches, i cili vjen nga një sezon i mirë në Francë me Lille, ku doli kampion.

Për shërbimet e Sanches Arsenali nuk do ta ketë të lehtë, pasi në garë janë disa klube dhe Lille normalisht dëshiron ta kthejë në ankand transferimin e tij.