AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 18:19

Zjārr në Fushë Krujë, flākët përfshijnë sipërfaqe me pisha

Zjārr në Fushë Krujë, flākët përfshijnë

Disa sipërfaqe me pisha dhe shkurre janë përfshirë nga flākët në Fushë Krujë dhe sipas burimeve në media dyshohet se zjārri ka qenë i qëllimshëm.

Zjārri po rrezikon disa banesa e një stallë bagëtish dhe mësohet se zjarrfikëset e Niklës dhe ajo e Krujës ndodhen në vendngjarje.

Në Shqipëri këto kohë ka pasur disa vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta të verës, por gjithashtu janë raportuar edhe zjarre të qëllimshme nga bujqit e zonave ndryshme, të cilët e kanë si praktikë venien e tyre për të hapur toka të reja.