TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente lidhur me grabitjen e djeshme në Rinas, dhe me protestën e 13 prillit.
Basha tha se shteti ka rënë për shkak të lidhjeve që ka shteti me krimin. Kryedemokrati e shfrytëzoi këtë dalje për mediat për t’ju bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit.
“Kur grabitet në Rinas ku siguria është maksimale, merreni vetë me mend. Shqipëria, bazë operacionesh për rrjetet kriminale.
Qeveria nxit krimin. Siguria kombëtare është rrezikuar. Shteti ka rënë nga pakti mes krimit dhe qeverisë. Prandaj jemi në emergjencë kombëtare, duhet të ngrihemi në protestën e 13 prillit.
Policia sulmon qytetarët e thjesht,”-tha Lulzim Basha.
Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.
Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.
Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.