TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grabitja e 9 prillit në Rinas është shoqëruar me mjaft dyshime, duke filluar nga mungesa e GPS te boja që do i bënte paratë të pavlefshme. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha hedh dyshime edhe mbi rolin e Policisë së Shtetit. Ajo nuk kupton se si është e mundur që një furgon me mbishkimin “Hetimi Tatimor” lëviz para syve të të gjithëve, kur në realitet Hetimi Tatimor ka 1 javë që është shkrirë dhe nuk ekziston.
“E kuptoj edhe pergjegjesine e kinezeve. E kuptoj edhe ‘fajin e kane ata’, e kuptoj edhe ushtrine ne Rinas, edhe heroizmin e policeve qe rrezikuan jeten ne ndjekje te krimineleve grabites. I kuptoj edhe grabitesit ne cfare ‘belaje’ e kane futur veten, si ti shpenzojne 10 milione euro ne Shqiperi e ku t”i investojne.. Por nje gje nuk kuptoj dhe s’ma rrok fare mendja. Nuk e kuptoj, kush po flinte teksa nje makine me mbishkrimin ” hetimi tatimor”, kaloi para syve te te gjitheve, ne nje kohe qe Hetimi Tatimor ka nje jave qe u shkri dhe nuk egziston!”, shkruan ajo në ‘Facebook’.
Policia ka shoqëruar deri tani 40 persona lidhur me ngjarjen por pa rënë ende në gjurmët e autorëve, që për herë të fundit janë parë duke transportuar paratë drejt Fushë-Krujës. Viktimë e grabitjes mbeti organizatori i skemës së vjedhjes, Admir Murataj, që thuhet se u ekzekutua nga Policia.