TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Anija Butrinti”, e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.
Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex.
Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.