AKTUALITET, 30 Janar 2019, 22:16

Grabitja me dhunë e kambistit në Memaliaj, arrestohen edhe dy persona të tjerë

Grabitja me dhunë e kambistit në Memaliaj, arrestohen edhe dy persona

Policia ka arrestuar Ari Isomati dhe Armando Cakaj si persona pjesmarres në grabitjen e kryer në bashkëpunim në Memaliaj një jave me parë ku ngeli i lënduar Mustafa Mustafai dhe e shoqja e tij.

Ndërkohë që për këtë ngjarje në prangat e policisë kanë rënë dhe dy persona të tjerë: Ilirjan Korbi dhe Dali Nelaj si pjesmarrës direkt në grabitje.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregëtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. Kambisti 70-vjeçar përfundoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër me gjithë bashkëshorten.