TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komunikuar sonte në telefon me komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, dhe zëvendëssekretarin në dorëheqje amerikan të Shtetit për Euroazi, Wess Mitchell. Tematika e telefonatave të tyre ka qenë taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe, shkruan Most.
Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i kthehet dialogut nëse Prishtina heq tarifën e vënë.
Hahn thuhet se ka premtuar angazhimin e tij në mënyrë që të hiqet kjo masë. Edhe Mitchell theksohet të ketë thënë se heqja e taksës 100% do të krijonte kushtimin për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.