AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 19:51

Grabitet kasaforta e fabrikës së peshkut në Elbasan, autorët marrin mbi 100 milion lekë

Grabitet kasaforta e fabrikës së peshkut në Elbasan, autorët


Dy persona të maskuar kanë grabitur dy kasaforta në fabrikën e përpunimit të peshkut në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë por është mbajtur e fshehtë nga policia.

Autorët kanë hapur njërën kasafortë, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete.

Ata më pas janë larguar me një mjet tip “Benz ML”. Dyshohet se brenda të dyja kasafortave ndodheshin mbi 100 milion lekë.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim nga Policia e Shtetit.