TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bilanci i COVID në Itali vijon të mbetet në nivele të ulëta.
Autoritetet kanë raportuar 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Megjithëse kjo shifër është më e lartë nga pesë vīktimat e raportuara dje, ajo është shumë e ulët në krahasim me numrin e popullsisë në Itali.
Në rritje edhe numri i të infektuarve, 181 kundër 170 të bilancit të mëparshëm, ku ndikon gjithsesi një numër më i madh testimesh.
Shifrat e rasteve të reja në Itali janë të përafërta me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse në mars dhe prill, vendi ishte epiqendra e koronavirusit, tashmë rastet e reja ditore janë disa herë më të ulëta se ato në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Aktualisht në Itali janë 12.609 persona pozitivë me Covid-19, ku prej tyre 40 janë në terapi intensive dhe 749 ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë që janë 11.820 personat në vetë-izolim shtëpiak.
Që nga fillimi i saj, pandemia ka shkaktuar 35.123 vīktima në Itali.