AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 23:05

Grabiste sallat e basteve me kosore, 5 vite burg shqiptarit

Grabiste sallat e basteve me kosore, 5 vite burg shqiptarit

Është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg shqiptari Petrit Paluca, 24-vjeçari që në harkun kohor të dy muajve, në fund të 2017-ës dhe në fillim të 2018-ës kishte kryer 6 grabitje në sallat e basteve në qytetin e Parmas në Itali. Ai i kryente grabitjet i armatosur me pistoletë thikë dhe kosore.

Kishte grabitur sallën e basteve në “Via Spezia” dhe ndoshta është edhe autori i shumë ose të gjithë grabitjeve të ngjashme që kishin terrorizuar aktivitetet e këtij lloji.

I identifikuar si rezultat i kontrolleve të Skuadrës së lëvizshme në ambientet e malavitës shqiptare në Parma, në të cilën u fokusua vëmendja pas përshkrimit të disa viktimave, fajtori ishte kapur pranë një klubi nate: në xhep kishte disa kartëmonedha me shenjë, tufa parash të siguruara nga Skuadra e lëvizshme për sallën e basteve pas grabitjeve të shpeshta dhe të njohura për agjentët.

Bëhet fjalë pikërisht për Petrit Palucën, i lindur në Shqipëri në 1994, pa rezidencë, me një precedent të vogël për vjedhje.

Agjentët e policisë i kishin dorëzuar bankënotat punonjësve të sallës së basteve, duke i këshilluar t’i mbanin në një sirtar dhe t’i dorëzonin në rast grabitje.

Në orën tetë të dielën në mbrëmje, më 11 shkurt, Paluca goditi për herë të tretë në “Via Spezia”, i armatosur me një mjet prerës.

Mori paratë pasi kërcënoi punonjësit, mes tyre 561 euro të shënuara.

I identifikuar nga agjentët e policisë me 5 kartëmonedha të shënuar 20 euro në xhep, i njohur falë pantallonave dhe këpucëve të filmuara nga kamerat e vëzhgimit, Paluca u arrestua për plaçkitje të rënduar.