TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në Mat, në familjet e viktimave të masakrës që ndodhi ditën e djeshme, ku një banor vrau tre punonjës të bashkisë. Basha nga spitali, ku kishte vizituar të plagosurin, tregoi se kishte qenë dhe në familjet e të vrarëve dhe shprehu ngushëllimin, duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë, duke i vendosur epitetin makabër.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje kreut të qeverisë të reagojë lidhur me rastin.
“I bëj thirrje Kryeministrit ta shkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë dhe ti ofrojë ngushëllime tre familjeve e në veçanti familjarëve të tre viktimave të kësaj masakre shtazarake, t’iu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij s’mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron, as të ofrojë as të ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndjejnë qytetarët e Matit”, tha Basha.
“Dua t’iu jap një mesazh kurajoje dhe force qytetarëve të Matit dhe prej Matit gjithë Shqipërisë, për betejën që do ftojmë së bashku për largimin e krimit nga politika. largimin e krimit nga rrugët, sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave”, shtoi ai.
Faja e plotë e Bashës
Së pari duhet të shpreh ngushëllimet e mia për 3 familje matinae që kanë humbur të dashurit e tyre, dy djem të rinj dhe një baba, bashkëshort, në këtë ngjarje makabër, në këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte, së bashku me kryetarin e bashkisë së Matit, me kryetarin e bashkisë së Klosit dhe deputeten Dhurata Çupi, kryeartin e Partisë Demokratike dhe të zgjedhurit e tjerë kemi qenë për ngushëllim në familjet e Erzen Halisë, Mentor Hoxhës dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Astrit Hanin, i cili për fat mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit, të cilëve i shpreh falënderimet nga zemra për kujdesin që kanë treguar për të. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por, të gjithë shqiptarët.
Ajo tregon kapitullin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale, 5 viktima të pafajshme kanë humbur jetën vetëm në 24 orë, është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja.
I bëj thirrje Kryeministrit ta shkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë dhe ti ofrojë ngushëllime tre familjeve e në veçanti familjarëve të tre viktimave të kësaj masakre shtazarake, t’iu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij s’mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron, as të ofrojë as të ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndjejnë qytetarët e Matit, por duhet ti sigurojë ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë, se për mua, për PD dhe për opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, që nga kryefamiljarët, të moshuarit e fëmijët, lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijë nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi e deri në darkë është prioriteti ynë numër 1.
Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt,, por parakusht për këtë është që të kemi një qeveri e cila vjen jo si një rezultat i kompromisin me krimin, por si një rezultat i vullnetit të hekurt për të luftuar krimin. Edhe njëherë dua ti shpreh ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejtë të lënduarit, zotit Hani dhe t’iu jap një mesazh kurajoje dhe force qytetarëve të Matit dhe prej Matit gjithë Shqipërisë, për betejën që do ftojmë së bashku për largimin e krimit nga politika. largimin e krimit nga rrugët, sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave.