AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 22:13

Tropojë, digjet makina e ish-drejtorit të OSHEE

Tropojë, digjet makina e ish-drejtorit të OSHEE

Ditën e sotme në Tropojë është djegur makina ‘Benz’ e ish-drejtorit të OSHEE-së, Rustem Gjonaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”.

Nga hetimet paraprake mësohet se zjarrëvënia është e qëllimshme, nga persona ende të paidentifikuar.

Ende nuk ka njoftim për motivet e mundshme të këtij akti.