AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 21:00

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori i dytë. Emri

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori i dytë.
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh”, njoftoi Policia.