TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Grupin 4 të Ligës A, Kroacia dhe Anglia morën pikët e para në aktivitetin më të ri të UEFA-s, pas barazimit 0-0. Në ndeshjen e luajtur pa spektatorë, për shkak të dënimit të kroatëve, heshtja që mbizotëroi në këtë duel, nuk u thye as nga tentativat e të dyja skuadrave, të cilat në ndeshjet e mëparshme ishin mposhtur nga Spanja, që kryeson me pikë të plota. Në Ligën D, u luajtën ndeshjet e Grupit 2. Bjellorusia bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur Luksemburgun me golin vendimtar të Sarokas në fundin e pjesës së parë dhe kryeson me 7 pikë pas tre ndeshjeve. Në takimin tjetër, Moldavia mposhti 2-0 San Marinon, falë dy golave të realizuar nga Ginsari, nga një në secilën pjesë të lojës. Një fitore shprese për moldavët, që në kuotën e 4 pikëve, rikthehen në garën për vendin e dytë, me Luksemburgun që është vetëm 2 pikë larg. UEFA NATIONS LEAGUE – Liga A Belgjikë-Zvicër 2-1 Lukaku 58’, 84’/ Gavranovic 76’ Kroaci-Angli 0-0 UEFA NATIONS LEAGUE – Liga B Austri- Irlandë e Veriut 1-0 Arnautoviç 71’ UEFA Nations League – Liga C Estoni-Finlandë 0-1 Puki 91’ Greqi-Hungari 1-0 Mitroglu 65’ UEFA Nations League – Liga D Bjellorusi-Luksemburg 1-0 Saroka 43’ Moldavi-San Marino 2-0 Ginsari 31’, 67’Beautiful, just beautiful - and it’s his brace.
— Optus Sport (@OptusSport) October 12, 2018
Back-heels, one touch football and a composed finish from Lukaku brings Belgium back into the lead.
Belgium 2-1 Switzerland.#OptusSport #NationsLeague #BELSUI pic.twitter.com/LbZ2NPrXFQ