TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është duke vijuar operacioni i policisë për të gjetur skafistët që braktisën mjetin lundrues në zonën e grykderdhjes së Vjosës në Mifol.
Operacioni i kërkimit të skafistëve është duke vijuar në zonën pyjore ku mendohet se janë futur drejtuesit e gomones pasi e braktisën atë.
Dyshohet se gomonia përdorej për trafik të lëndëve narkotike dhe autoritetet e kanë ndjekur atë që në orët e para të mëngjesit në zonën e ishullit të Sazanit, ku u pikas duke kryer manovra të dyshimta.
Pas ndjekjes nga policia kufitare, skafistët u drejtuan në zonën e grykderdhjes së Vjosës duke braktisur mjetin lundrues për t’u zhdukur më pas në pyll.
Raportohet se policia ka sekuestruar gomonen, ndërsa pritet të dilet në një reagim publik në lidhje me rezultatet e operacionit.