AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 14:48

“Gjiknuri s’kishte asnjë pretendim për Kodin Zgjedhor”, Vasili publikon e-mailet e anëtarëve të Këshillit Politik: Ja pse mashtron Rama

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot disa e-maile nga mbledhja e Këshillit Politik, ku sipas tij Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Vasili e ka quajtur Ramën mashtrues, ndërsa shton se me ndryshimet Kushtetuese po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit.

MESAZHI I VASILIT

Rama mashtrues, nuk kishte asnje pretendim per 5 qershorin!(Dokumenti).

Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkaterrimin e marreveshjes se 5 qershorit.

Perfaqesuesi i Rames ne Keshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.

Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutes, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille.

Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim.