TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Lefter Maliqi ka bërë thirrje të gjithëve që të dalin në protestë dhe shtoi se duhet rrëzuar Rama nga pushteti.
Po ashtu ai komentoi dhe fjalën e Kryeministrit duke thënë se i bëri një gjyq politik Metës, por i kujtoi 2013-ën dhe tha se Rama i ishte lutur me ngjala dhe me Koço Kokëdhimën.
“Sot i bëri gjyqin politik Ilir Metës, juve ai u ka sjellë në pushtet në 2013-ën. Rama i lutej me ngjala dhe me Koçon dhe më pas e hodhi ku të gjithë e dimë. Por ju e njihni Metën, se ai ka qenë pjesë e juaja dhe ja dini fuqinë e ja keni frikën. Ka qenë Kryeministër i juaj dhe student dhjetori. Ky është një turp dhe u bëj të gjithëve që të ngrihen ne revoltë popullore deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramën”, tha Maliqi