TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i qeverisë, Edi Rama është treguar i ashpër me Presidentin Ilir Meta dhe për deklaratën e tij se ishte i gatshëm të kryente testin e shëndetit mendor dhe se kjo duhet të ishte në standard për çdo zyrtar të lartë.
Por Rama gjatë fjalës në Parlament tha se kreut të shtetit nuk ia ka treguar njeri testin e shëndetit mendor.
“Si mund të thotë një President në një konferencë për shtyp që jam gati të bëj testin mendorë? Askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës? Po kjo pyetje mund të çojë në drejtim të gabuar, sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Sfida më e madhe, thotë Dostojevski, është të mos gënjesh veten jo të tjerët.
Po nëse Ilir Meta ja lejon vetes të ngatërrojë tërë dynjanë, poshtërimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, ky parlament nuk mund t’iaa lejojë vetes këtë rrezik komedia ndërkombëtare. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë se sa një herë, ka penguar arbitrarisht dekretimin e ministrave.
Më shumë se një herë ka cenuar autoritetin e Kuvendit, duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky parlament, ndërsa jo pak herë e ka fyer këtë parlament duke e quajtur ilegjitim dhe ka kërcënuar duke kuptuar shpërndarjen e tij. Në tërë historinë e demokracive parlamentare, aq larg ka shkuar Presidenti, saqë edhe paraardhësi i tij duket si Xhefersoni, krahasuar me Metën.
Po këtë herë ai ka kaluar edhe vetveten bashkë me cakun tonë për të mos reaguar institucionlisht. Ilir Meta ndërhyri brutalisht, në mes të fushatës zgjedhore, me një antidekretin e tij, ku nxiti dhe frymëzoi aktet e vandalizmit ndaj infrastrukturës zgjedhore. Ai u kthye nga Presidenti problematik të Shqipërisë, në Tribunin patetik të lëvizjes së Haxhi-Qamilësve. Shkarkim nga detyra e Lartë e këtij personazhi, i cili solli në skenë e historisë sonë si president, Haxhi Qamilin, është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin para Kuvendit. Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur dhe vazhdon ta derdhë çdo ditë.
Ndryshe nga Ilir Meta, që i ka kërcyer shtetit përsipër, ne nuk mund ta përdorim fuqinë absolute të Kuvendit si topi i Mato Grudës. Me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi Komisioni hetimorë, që votojmë sot, të kryej misionin kushtetues. Ne do të respektojmë deri në fund, Kushtetutën dhe ligjin.”, tha Rama.